Regjisorin italian Steven Rensopo realizon një prodhim kinematografik kushtuar heroit tonë kombëtar Skënderbeu. Sipas informacioneve rolin e Skënderbeu pritet ta luaj aktori shqiptar Rimi Beqiri.

Ai së fundmi ka dhënë një intervistë për ‘KultPlus’ ku ka treguar më shumë rreth këtij produksioni dhe rolit që ai ka marrë për sipër.

Për sa i përket rrugës sesi ai arriti deri tek roli i Kastriotit, Beqiri është shprehur se: “Regjisori Steven Renso, i fejuar me një vajzë nga anët e mia, pra Tirana, duke vajtur shpesh herë dhe duke vizituar shpesh herë Tiranën, është mahnitur me figurën e heroit tonë, aty pastaj është informuar disi më tepër nga të gjitha anët derisa arriti më në fund vendimit që të xhiroj një film, dhe pse mos duke rrezikuar shumë, por është edhe mahnitur vetëm për të treguar një pjesë të jetës së heroit tonë me një pikëpamje artistike të tij personale.”

Ndër të tjera ai ka treguar dhe për vendin se ku është xhiruar filmi dhe se kur pritet që të shfaqet në kinematë.
“E kemi xhiruar në një nga malet e “Dossenas” 1200 metra lartësi me -5 gradë ftohtë, që ndodhet në një provincë të Bergamos. Mendoj se njëherë filmi si shumë filma të tjerë me metrazh të shkurtër do marri rrugën nëpër festivale të ndryshme, si në vendin tonë ashtu dhe jashtë, dhe shpresojmë që të arrijë sa më lartë”, ka treguar ai./ Burimi:JOQ.al


