Nga Shqipëria / E Premte 2 Shkurt 2018, 19:07

Ju kujtohet Seriali i Kozetës, ja çfarë ka ndodhur me atë

Të gjithë e mbajnë mend reperi me emrin ‘Seriali’ që para tre vitesh u bë një nga personat më të komentuar në rrjetet sociale për shkak të këngëve të tij dhe  fshehjes së identitetit që nuk u morë vesh kurrë. Një nga këngët që nuk do harrohet kurrë ishte kënga ‘Kozeta’ që qe një dedikim për të dashurën e tij. Në atë kohë u kthye në hit dhe çdo i ri e përdorte frazën e famshme “Z’bohet fjaalll…”

Por ai prej shumë vitesh nuk ka bërë më asnjë këngë, madje dhe daljet e tij te 'Zona e lirë’ u ndërprenë.

Sipas ‘Xing.al’ Seriali nuk ka postuar në rrjetet e tij sociale që nga janari i vitit të kaluar, ku ka lajmëruar fansat e tij që nuk kishte më kohë për muzikë dhe përkrah lajmërimit kishte shpërndarë dhe një këngë të grupit të njohur 2die4.

“Përshnetje tgjithve skena pas koh me knu, kismet konga re nji rrespekt për legjendat e Shqipris. Mu kujtun sot ene u zgjova me ta. 2die4 rrep shqiptar 100% rrespekt seriali!”-ka shkruar ai.