Siç dihet prej vitesh labeli Babastars dhe OTR janë armiq të përbetuar, që shpesh herë në këngët e tyre ata bëjnë disse për njëri-tjetrin. Pjesë e grupit OTR kanë qenë edhe ty këngëtaret e njohura Enca dhe Çiljeta.

Por pas sherrit të famshëm, ku Noizy dhe Enca patën një vit më parë ajo u largua përfundimisht nga ai grup, ndërsa Çiljeta nuk është parë më të bashkëpunojë me djemtë, e madje nuk rri më me ta.

Por çfarë mendimi kanë çunat e Babastars për dy këngëtaret e njohura që dikur i kishin rivale.

Njëri prej tyre reperi Skivi ka folur së fundmi për emisionin ‘Mirage’ ku ka treguar mendimin e tij për Encën dhe Çiljetën. Moderatorja e ka vënë atë të zgjedh mes dy këngëtareve dhe përgjigja e tij i ka habitur të gjithë.

“Shumë pyetje e mirë, të dyja kanë qenë rivale të grupit tonë por të dyja i kam shoqe. Çiljeta shumë 'nice' por dua të shkoj me Enca-n.", shprehet Skivi.




