Nga Shqipëria / E Premte 2 Shkurt 2018, 18:06

Emocionon Eneida Tarifa me letrën që lexon: 'Më gjuante ndërkohë që isha shtatzënë, u bë i rrezikshëm...'

Eneida Tarifa prej kohësh përflitet në media për një ndarje mes saj dhe bashkëshortit Erjon Zaloshnja, me të cilin këngëtarja ka dhe një vajzë. Ata i dhanë fund martesës së tyre dhe lidhjes 18-vjeçare. Por për këto lajme këngëtarja e njohur nuk ka dashur të jap asnjë prononcim por ka vazhduar jetën e saj normalisht.

Së fundmi ajo ka qenë pjesë e një fushate  që ishte kundra dhunës dhe në mbrojtje të viktimave të dhunës dhe të trafikimit. E prekur nga një histori që lexoi gjatë koncertit të bamirësisë, Eneida zgjodhi që këtë histori ta ndaj dhe me ndjekësit e saj.

‘Unë jam S.

Në fillim ishim të lumtur. U njohëm në Greqi dhe gjithçka mes nesh shkonte për mrekulli. Pastaj, kur mbeta shtatzënë e kur mendoja se do të përjetoja emocionet më të bukura, në pritje të fëmijës së parë, jeta ime u përmbys e u nxi e gjitha.

Ai u bë i dhunshëm dhe shumë i rrezikshëm. Më gjuante, më ofendonte dhe më shfrytëzonte ndërkohë që isha shtatzënë.

Për vite me radhë jetuam kështu, me dhunë.

Edhe kur erdhi fëmija i dytë, i tretë… asgjë nuk ndryshoi, përkundrazi ai nisi t’i keqtrajtojë edhe ata.

Sillej keq, nuk na donte e na linte edhe pa bukë.

Unë punoja por lekët mi merrte gjithmonë ai.

Kisha frikë dhe nuk kisha mbështetje askënd deri në momentin kur dikush më zgjati dorën dhe më ofroi mbrojtje, mua dhe fëmijëve.

Tani jam këtu, e ndihmuar nga organizata që më riktheu në jetë, ndërsa ai është aty ku e meriton, në burg!

Tani ndjehem e sigurtë. Çfarëdo që të ndodhë, nuk do të dorëzohem më, asnjëherë.

Nje nga historite qe lexova ne koncertin e bamiresise “Ende ka jete” #tendryshemdhetebarabarte’-është historia që Eneda ka zgjedhur të rrëfejë para publikut.