
Shumica e shoferëve, sidomos ata me përvojë, e ngasin makinën e tyre pothuajse në mënyrë të pandërgjegjshme dhe nuk ndjekin me vëmendje se çfarë duart e tyre po bëjnë gjatë ngasjes. Dhe kjo gjë pra kapja e timonit , mund të na tregojë shumë për natyrën e tyre.
Shikoni fotot e mëposhtme dhe zgjidhni mënyrën tuaj të kapjes së timonit.
Minimalist
Nëse e mbani timonin në këtë mënyrë atëherë kjo tregon se ju jeni duke e jetuar jetën në mënyrën më të thjesht të mundshme. Preferoni që të jeni i rrethuar nga disa njerëz të zgjedhur, në vend se nga një numër i madh njerëzish. Kjo nuk tregon që ju jeni të mërzitshëm përkundrazi, njerëzit ju vlerësojnë për stilin tuaj të të parit të gjërave.
Logjik
Jeni një person shumë logjik dhe i përgjegjshëm. Familja juaj ju vlerëson për aftësinë që keni për të bërë zgjedhjen e duhur. Ju shpesh keni luhatje të humorit, por që mundoheni që ta kontrolloni këtë gjë dhe mos ta shprehni tek njerëzit që ju rrethojnë.
Paqësor
Ju nuk i duroni dot konfliktet, Nëse ka rastisur ndonjëherë që të ngrini tonin e zërit ka qenë diçka e momentit, që nuk ndodh shumë shpesh me ju. Nuk mund ti duroni dot zënkat mes njerëzve dhe shpesh përdorni aftësinë tuaj paqësore për të pajtuar njerëz.
Perfeksionist
Ju i vendosni duart mbi timonë në të njëjtën mënyrë si ju kanë mësuar në shkollën e praktikës, sepse sipas jush gjërat duhet të bëhen në mënyrën e duhur. Me që ra fjala ''Gjërat duhet të bëhen në mënyrën e duhur'' është motoja juaj, që ju ka ndihmuar të keni shumë suksese në jetë dhe prandaj njerëzit që ju rrethojnë duan të jenë si ju.
Frikacak
Ju zakonisht përballeni me stresin dhe ankthin. Ju i kontrolloni gjërat 2, 3 herë për të parë nëse çdo gjë është bërë si duhet. Familjarët tuaj gjithmonë mundohen t’ju qetësojnë pasi e din shumë mirë se pas këtij personi fshihet një njëri shumë i mrekullueshëm.
Aventurier
Jeni një person shumë aventurier, shpejtësia në makinë ju pëlqen shumë dhe për të ndjerë kënaqësinë doni që gjithmonë të rrezikoni. Ndoshta personat e dashur për ju nuk e pëlqejnë mënyrën tuaj të të jetuarit por ata e respektojnë atë.