Elvana Gjata së fundmi është rikthyer në Shqipëri, ku sipas informacioneve ajo do të mbajë një recital në datën 3 shkurt, që përkon dhe me ditën e ditëlindjes së saj. Por mesa duket këngëtarja e njohur që prej kohësh është larguar drejt Amerikës për të ndjekur karrierën e saj atje, në këtë recital i cili do të zhvillohet vetëm për njerëz të zgjedhur, do të këndojë disa këngë të reja të repertorit të saj, të cilat nuk janë dëgjuar më parë.

Madje ajo është duke përgatitur dhe një këngë të re me dy prej kompozitorëve të njohur Pirro Cako dhe Darko Dimitrov.

Ky lajm u përforcua edhe më shumë pasi Dimitrov postoi një video në instagram ku shihesh përkrah Pirros dhe në sfond dëgjohesh demoja e një kënge të re. Në përshkrim të videos ai kishte shkruar: “Duke punuar për një këngë të re për një artiste të mrekullueshme.

Ndoshta kjo këngë që dy artistët po bëjnë gati do jetë në gjuhën shqipe, por për të zbuluar më shumë duhet të presim lajme nga Elvana./ Burimi: Gazeta Ekspress


