Reperi i njohur Gjiko pas pushimeve të tij në Maldive ka qenë në vëmendje të mediave për shkak të videos që publikoi, ku shfaqësh duke peshkuar një peshkaqenë dhe më pas e ka nxjerr atë nga uji duke bërë foto me të. Ky veprim indinjoi shumë vendasit, të cilët thanë se peshkimi është i ndaluar me ligj në Maldive dhe i kërkonin resortit ku Gjiko dhe Elita Rudi po qëndronin të merrnin masa për veprimin e këngëtarit. Resorti më pas ka lajmëruar se këngëtari ishte future në lisën e zezë të klientëve në hotelin e tyre.

Por disa ditë pas kësaj ngjarjeje mesa duket Gjiko ka vendosur që të kërkojë falje publikisht për veprimin e tij dhe këtë gjë e ka bërë duke dërguar një video në faqen e Shaf Nemme, që ishte personi që denoncoi rastin në fillim. Në videon e tij ai i ka kërkuar qytetarëve të Maldives dhe aktivistëve për mbrojtjen e kafshëve një falje të sinqertë.

Ai u shpreh se është kundër vrasjes së kafshëve dhe torturimit të gjallesave të rralla në botë, teksa shtoi se ai nuk e ka vrarë peshkaqenin, por menjëherë e ka kthyer në ujërat e brigjeve të Maldives.

Gjiko më pas tregoi se mezi pret që të marrë pjesë në fushatat për mbrojtjen e kafshëve, kurse falja është pranuar nga Shaff Naeem që publikisht ka ftuar Gjikon në Maldive për të lundruar së bashku dhe për t’u njoftuar nga afër me peshkaqenët dhe të ngritet vëmendja për mbrojtjen e tyre.

“Gjiko dhe unë biseduam në telefon dhe ai kërkoi falje për veprimet e tij. Ai do të punojë në mënyrë aktive me mua për të ngritur vëmendjen për mbrojtjen e peshkaqenëve në Maldive. Ai do të jetë me mua në Maldive shumë shpejt dhe do të zhytemi në ujëra me peshkaqenët për t’ia treguar atij bukuritë e këtyre krijesave të magjishme. Ndryshimi mund të arrihet me anë të ngritjes së vëmendjes dhe edukimit. Respekt Gjiko, mezi pres të punoj me ty”, ka shkruar Shaff Naeem në Facebook./ Burimi:Telegraf.

