Ditën e sotme në emisionin radiofonik ‘Chaud Patata’ është folur për një temë mjaft të bukur, shtatzëninë dhe bebat, ku e ftuar për të folur për eksperiencën e saj ka qenë moderatorja e njohur Floriana Garo, e cila ka rrëfyer më shumë për pritjen e fëmijës së parë dhe për jetesën e saj larg Shqipërisë.

Ish moderatorja e ‘Jo vetëm modë’ ka treguar se në fillim e ka pasur shumë të vështir të përshtatet me jetën e re në Zvicër.
“E kisha të vështirë të përshtatesha, por ishte një përshtatje e bukur, sepse kam qenë e zënë me punë, mësimin e gjuhës, njohjen e njerëzve të rinj dhe çdo gjëje që më rrethon.”,- tha Floriana.

Ajo është pyetur më tej për punën në zyrë, që ka nisur që ka ngjallur shumë kuriozitet tek publiku dhe jo vetëm.
“Po është punë e mirëfilltë në zyrë. Unë tashmë jam administratore e një Busness Center-i dhe jemi në prag të lançimit bashkë me dy partnerë të tjerë, ku pjesë e ortakëve është dhe im shoq, mirëpo unë jam ajo menaxherja.”– tha me të qeshur moderatorja bukuroshe.

Floriana gjithashtu ka rrëfyer se e ka marrë shumë malli për ekranin, por për momentin më kryesore për të është vajza e saj që pritet të vij në jetë së shpejti, madje ka treguar se ndoshta në një të ardhme i rikthehet televizionit.

“Do lindi bebi njëherë. Unë jam në prag lindje dhe s’mund të kthehem tani, por që dhe mua më ka marrë malli për ekranin. Mbase në të ardhmen dhe mund të rikthehem. Nuk i dihet. Nuk mund të them si, por jam e hapur për çdo mundësi që mund të më ofrohet.”,- tha ajo.

Moderatorja përveç të tjerash ka zbuluar edhe disa detaje për emrin e vajzës së saj, duke thënë se tashmë e ka gjetur se si do ja vendosi.
“Kam menduar dhe emrin e kam zgjedhur unë, por do ta lë surprizë kur të lindi. Nuk është emër tamam shqiptar, por ka tingëllim shqiptar dhe që mund të interpretohet në gjuhë të ndryshme. Nuk kemi bërë listë me emra. Një ditë po kërkoja emra në internet dhe ngela te ky emër. Pasi i zbulova mirë domethënien, pasi për mua ishte e rëndësishme një domethënie, e vendosëm. Ndërsa për dhomën, me thënë të drejtën nuk e kam bërë gati plotësisht, por kam idenë se si fillim do ta mbaj afër meje. Jam shumë shqiptare për këtë gjë”, tha ajo.




