Nga Shqipëria / E Premte 2 Shkurt 2018, 15:03

Befason Mario: Çfarë më thoshte Ermal Mamaqi në instagram para dy vjetësh

Para një jave në eventin e rëndësishëm që u organizua në Tiranë ‘Oda’ mori pjesë edhe grimjeri me famë botërore Mario Dedinanovic, i cili lajmëroi se do të ishte pjesë dhe e emisionit të njohur ‘Xing me Ermalin’ që do të transmetohet nesër.

Ndërsa pak minuta më parë ai ka shpërndarë një video nga emisioni, ku në një moment Ermali e ka pyetur se nëse siç ndodh rëndom me emigrantët, edhe atë e presin që të sjellë dhurata kur kthehet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dhe përgjigja që ai ka dhëne i ka habitur të gjithë dhe ka shkaktuar shumë të qeshura tek publiku dhe tek moderator i emisionit Ermal Mamaqi.

“Jo, jo, askush nuk më ka kërkuar gjë, përveç njërit nga Shqipëria, ti, që prej 2015-ës më shkruan në Direct Message në Instagram duke më lutur: ‘Hajde në Xing, hajde në Xing!’”-ka rrëfyer Mario.