Një ngjaje e çuditshme ka ndodhur së fundmi një qytetari nga Prizreni, i cili kur ka parë kamerat e sigurisë ka vërejtur një veprim të dy femrave në hyrje të shtëpisë së tij që e ka habitur.
Ai ka parë që dy vajza i janë afruar shtëpisë së tij dhe kanë hedhur diçka në hyrje të saj dhe më pas kanë bërë disa verime të çuditshme që e kanë shokuar.

Pronari i shtëpisë pasi pa filmimet e ka dërguar regjistrimin në mediat lokale, duke thënë se është tmerruar së bashku me familjen e tij nga ky veprim i dy vajzave, që nuk e kupton se çfarë domethënie ka.
Shumë komentues që e kanë parë videon janë shprehur se dy femrat, identiteti i të cilave nuk bëhet i njohur, janë duke kryer disa ritual magjie. Ndërsa kur pronarët kanë kontrolluar hyrjen nuk kanë gjetur asgjë, prandaj ata dyshojnë se ato mund të kenë hedhur ujë.

