Elizabeth Gutierres dhe William Levy janë padyshim një nga çiftet më të njohur latin. Ata shumë herë janë bërë pjesë e skandaleve të ndryshme që lidhen me marrëdhënien e tyre, pasi që të dy janë akuzuar për tradhëti, por mesa duket dyshen nuk mund ta ndaj dot asgjë.

William Levy dhe partnerja e tij janë më të lumtur se kurrë më parë dhe duket se gjërat po ju ecin mjaft mirë.

Pas lindjes së dy fëmijëve, Elizabeth u tërhoq nga profesioni i aktores dhe tashmë është imazh i një firme të brendshmesh dhe gjithashtu ka edhe linjën e saj të kremrave për fytyrën. Ndërsa William vazhdon me karrierën e tij në Hollywood, ku së fundmi ka qenë pjesë e filmit ‘Killin Sarai’.

Çifti është kthyer në vëmendje të mediave ditët e fundit pas një fotoje që ka postuar ish-aktorja në adresën e saj, ku shihen shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Ajo shihet e ulur në prehrin e partnerit të saj në një dhomë gjumi dhe e ka cilësuar atë si vendin e saj të preferuar./Burmi: Gazeta Epress


