Ditën e djeshme në emisionin 'Rudina' ishte e ftuar astrologe Meri Shehu, e cila ka folur për parashikimin e yjeve për muajin shkurt. Më pas ajo ka bërë renditjen e shenjave nga ajo që do ketë shumë fat, deri tek shenja që do ketë një muaj të vështirë.

Në fund të listës së saj qëndronte shenja e Binjakëve, të cilët këtë muaj do kenë shumë vështirësi, zhgënjime dhe skandale.

"Binjakët do kenë disa zhgënjime, utopi-ra dhe skandale në jetën personale, por edhe në lidhje me karrierën. Kështu që kujdes me eprorët, kujdes me marrëdhëniet ekonomike, kujdes me lidhjet erotike sidomos në data 17 dhe 25 shkurt që janë edhe datat më të vështira të muajit shkurt përsa i përket skandaleve", tha Meri.



