Nga Shqipëria / E Premte 2 Shkurt 2018, 13:01

Makinat i ka superluksoze, por shtëpia e Noizyt nuk është fare siç e prisnit

Noizy është një nga reperat më të kërkuar në Shqipëri dhe shpesh përflitet për jetën e tij luksoze dhe shpenzimet marramendëse që ai bënë.

 

Së fundmi këngëtari ka bërë të ditur se ka blerë Ferrarin tij të tretë dhe para disa ditësh publikoi dhe një video, ku dalloheshin makinat e tij super luksoze. Por përveç makinave Noizy ka treguar se ka dhe një shtëpi në Durrës, të cilën e zbuloi së fundmi për fansat e tij.

 

Ai ka shpërndarë në Snapchat disa video ku tregon ambientin e brendshëm të shtëpisë, ku dallohet qartë se kur bie fjala tek shtëpia reperi nuk e preferon luksin por diçka më komode. Në ambientin e shfaqur në video duket një shtëpi e thjesht dhe moderne, ku luksi nuk është aspak i pranishëm./ Burimi:/ Gazeta Express.