Nga Shqipëria / E Premte 2 Shkurt 2018, 12:12

Babai i Ermal Mamaqit ka ditëlindjen, e mbulojnë me ‘500-she lejla’

Babai i moderatorit dhe aktorit të njohur Ermal Mamaqi ditën e djeshme ka festuar 66-vjetorin e ditëlindjes së tij dhe sigurisht në këtë ditë të rëndësishme nuk mund të mungonte edhe një surprizë e bukur nga i biri i tij.

Vëllai i Ermalit, Ermir Mamaqi ka shpërndarë në adresën e tij në Instagram  një foto ku zbulohet dhurata e veçantë që i kanë blerë  zotit Drini. Ata i kishin përgatitur një tortë, të cilës nga sipër i kishin vendosur disa 500-she lejla dhe një makinë llogaritëse.

Në përshkrimin e fotos Ermiri i ka dedikuar dhe një urim special të atit: “"Tu shtofshin vitet e bukura bab me familjen dhe ato lejlatë sjanë keq me shtu"