Nga Shqipëria / E Premte 2 Shkurt 2018, 12:12

Gafa e gazetares shqiptare, i thotë se është në modë djalit që do kryente vetëvrasje

Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Liqenin e Thatë të Tiranës, ku një 25-vjeçar ka hipur mbi çatin e shtëpisë së tij dhe kërcënon se do të hidhet andej, pasi kjo e fundit është destinuar që të shembët  sepse ndodhet në zonë të mbrojtur.

Ndërkohë që djali po kërcënonte se do të vetëvritej ishte duke folur në telefon me gazetaren e News 24, e cila në një moment i ka habitur të gjithë me atë çka i ka thënë 25-vjeçarit.

Teksa ajo po fliste me të është shprehur: “A mendon se kjo është kthyer në modë…nuk them…”

Në këtë moment djali nuk ka duruar dhe ka thënë: “Unë nuk po bëj show…E kam seriozisht…Jam me të drejtat e mia. Është e padrejtë kjo që po bëhet. Jeta ime mori fund!”

Por edhe pse gazetarja i është lutur disa herë që të zbres nga çatia pasi do të gjendet një zgjedhje, ai vijon ende të ndodhet atje duke kërkuar që shtëpia të mos i shembet sepse të gjitha dokumentacionet i ka në rregull.