Nga Shqipëria / E Shtunë 17 Qershor 2023, 18:06

Aksident tragjik në Elbasan, vdes e mitura dhe plagosen tre të tjerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin. Një fëmijë rreth 8 vjeç nga Maqedonia e Veriut ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur.

Gazetarja Edisona Skënderi raporton se në aksident janë përfshirë dy automjete. Në njërën prej makinave po udhëtonte një familje nga Maqedonia e Veriut. Si pasojë e aksidentit janë plagosur edhe tre persona të tjerë, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit.

Mjeti me targa të Maqedonisë së Veriut ka përfunduar mbi barrierat mbrojtëse ndërsa në njërën anë është shtypur totalisht. Ende nuk dihen shkaqet, por aktualisht mendohet të ketë ndikuar lagështia në rrugë.

Burimi: Abc News