Nga Shqipëria / E Enjte 1 Shkurt 2018, 18:06

Çfarë po ndodh me Encën? Këngëtarja shfaqet me një unazë diamanti në gisht

Enca Haxhia  ka lajmëruar që së shpejti do të publikojë këngë e saj më të re që do të titullohet 'Dua’ dhe aty ku fansat e saj mezi po presin që ajo ta lançojë, në fakt këngëtarja ka publikuar diçka tjetër që i ka habitur të gjithë.

Ajo ka hedhur një foto në Snapchat, ku tregon dorën e saj dhe në gisht ka një unazë të madhe diamanti. Përmbi foto këngëtarja ka shkruar “Këtu kemi një unazë dhe nuk e bleva vetë”.

Mos vallë këngëtarja po merr hapin e madh të jetës, apo është thjesht një shkak nga ana e saj, të cilat janë bërë të shpeshta kohët e fundit.