Turi dhe Orinda përveç se janë një nga çiftet më jetëgjata të showbizzit shqiptar, ata janë edhe dy nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar.

Çifti i dha fund beqarisë verën e kaluar dhe që nga ajo kohë ata janë zhvendosur dhe po jetojnë në një shtëpi, të cilën e kanë treguar dhe më parë në disa foto, por këtë herë atmosfera brenda apartamentit të tyre vjen pak më ndryshe dhe kjo pasi tek ata kanë shkuar disa miq për vizitë.

Siç shihet dhe nga fotot që kanë postuar, dyshja është vizituar nga stafi i ‘Apartamentit 2Xl’ dhe këtë gjë e ka bërë të ditur Julian Deda që ka postuar një foto, mbi të cilën shkruan: “Te Turi për vizitë në shtëpinë e re” teksa shihen duke ngrënë pica shoqëruar me nga një gotë verë.




