Stine dhe Ronela Hajati para disa vitesh kanë qenë të përfolur shumë për një lidhje e cila u bë e ditur pasi ata u kapën duke u puthur në një club të Tiranës, por edhe pse në atë kohë mori vëmendjen e të gjitha mediave kjo lidhje zgjati fare pak.

Sipas burimeve thuhej se marrëdhënia e tyre nuk kishe përfunduar aq mirë, pasi dyshja nuk komunikonin më me njëri-tjetrin.

Megjithatë pas 6 vitesh që nga ajo ngjarje, duket se raporti i tyre ka ndryshuar pasi dy këngëtarët kanë qenë për të performuar në të njëjtin club dhe meqë ata kanë pranuar që të këndojnë në të njëjtin vend, i bie qe marrëdhënia e tyre ka ndryshuar.

Por pavarësisht kësaj nuk dihet nëse ata kanë komunikuar gjatë momentit që ndodheshin atje, duke qenë se secili tashmë ka vazhduar me jetën e tyre. Ronela së fundmi pranoi lidhjen me Young Zerkën, ndërsa Stine është bërë baba i një vajze.


