Nga Shqipëria / E Enjte 1 Shkurt 2018, 17:05

Nora flet për raportin me Tunën, habitë me fjalët që thotë për kunatën e saj

Nora Istrefi dhe Tuna janë dy nga këngëtaret më të kërkuara në Shqipëri, por ato edhe pse kanë qenë kolege asnjëherë nuk kanë pasur ndonjë marrëdhënie shumë të afërt me njëra- tjetrën.

Por kjo marrëdhënie filloI të diskutohej më shumë gjatë kohës kur u bë i ditur lajmi qe Tuna ishte në një lidhje me kunatin e Norës. Tashmë të dyja vajzat janë të martuara me vëllezërit Berisha, e të gjithë prisnin që afrimiteti i tyre të ishte më i madh.

Por edhe pse dy këngëtareT tani quhen kunata, vështir është të gjesh fotografi të përbashkëta të dy artisteve. E vetmja herë kur ato u panë së bashku ishte në një darkë që stilisti Valdrin Sahiti kishte organizuar në Tiranë.

Së fundmi Nora ka thyer akullin dhe ka folur për raportin e saj me Tunën në një intervistë për Express Rozë, ku me përgjigjen e saj ua ka mbyllur gojën të gjithëve.

“Tuna është shumë e mirë, një këngëtare me shumë vlera. Dhe gruaja e Patrisit, vëllait të Robertit”, duke hedhur kështu poshtë zërat për prishje të raporteve të tyre.

Ndër të tjera ajo ka folur dhe për projektet muzikore ku ka thënë se ka disa oferta dhe demo gati por ende nuk ka vendosur se kur dhe me çfarë do të vijë së shpejti.