Getinjo dhe Mozzik janë dy reperët që morën vëmendjen e të gjitha mediave pasi lajmëruan se i kishin dhënë fund kontratës me 'On Records'. Ky lajm bëri bujë duke qenë se ish menaxheri i tyre hodhi një sërë akuzash kundër dy vëllezërve dhe madje kërcënoi se do ti çonte dhe në gjyq për prishje të kontratës.

Por mesa duket ata nuk i ndalon asgjë, pasi siç kanë lajmëruar janë duke punuar për disa këngë të reja të cilat fansat mezi presin që ti publikojnë. Siç kanë postuar dhe ata në Instagram është bërë e ditur se dy këngëtarët kanë hapur shtëpinë e tyre diskografike, e cila quhet '2eurogang'.

Në instgram është një faqe që ka këtë emër ku duken fotot e dy reperave nga studio, kjo faqe ka edhe një moto të sajën e vendosur nga Getinjo dhe Mozzik e cila thotë; “Ne jemi e ardhmja, jini pozitivë, ëndërroni dhe mos hiqni kurrë dorë”.

‘2eurogang’ përfaqëson historinë e fillimit të karrierës muzikore që nisi me 2 euro në llogarinë e tyre bankare që tani figuron miliona.


