Kuriozitete / E Enjte 1 Shkurt 2018, 16:04

Zgjidhni këpucët tuaja të preferuara dhe ne do ju tregojmë se çfarë tipi jeni

Ju ndoshta keni dëgjuar se një palë këpucë të reja mund të bëjë me të vërtetë një grua më të lumtur. Është vërtetuar shkencërisht se blerja e diçkaje të re që na përshtatet nxit disponimin tonë dhe na bën të ndihemi më mirë. Por, përveç shkaktimit të ndjenjave të mëdha, këpucët gjithashtu përcaktojnë personalitetin tuaj. E provuar shkencërisht në studimet e fundit të bëra në Universitetin e Kansas thonë se 90% e personalitetit tuaj mund të zbulohen nga këpucët që ju përdorni.

Kjo do të thotë që këpucët tuaja të preferuara kanë më shumë informacion rreth jush sesa mund ta imagjinoni. Omri Gillath, së bashku me ekipin e tij të psikologëve, kërkuan 63 nxënës për të analizuar 208 imazhe të këpucëve që i përkisnin njerëzve të ndryshëm. Vullnetarët duhej të identifikonin moshën, seksin, statusin social dhe disa karakteristika të personalitetit të pronarëve të këpucëve.

Shikoni këpucët që kemi përmendur më posht dhe zgjidhni të preferuarën tuaj.

Je shumë e stabilizuar emocionalisht, gjithmonë e kontrollon veten dhe shumë rrallë ndodh që të vendosesh në situate të vështira. Thonë se njerëzit që përdorin atletet janë njerëz me këmbë në tokë.

Nëse je një person që është i dashuruar pas konversave atëherë duhet të dish se jeni një njëri shumë pozitiv dhe I mirë dhe pse në shumicën e rasteve jeni shumë krenar dhe nuk e ulni veten. Ju përfaqësoni adoleshentin tipik që është një person që di shumë mirë si ti fsheh frikërat e tij.

Takat e larta tregojnë se jeni një person që ju pëlqen të shpenzoni shumë dhe që është I aftë ti përballojë këto shpenzime. Ju jeni të këndshëm shumë të shoqërueshëm dhe të apasionuar pas jetës.

Pupat tregojnë se nuk ju intereson mendimi i të tjerëve. Ju jeni persona shumë të lirshëm të cilët i shprehin idetë e tyre pa ndonjë problem edhe pse ndonjëherë kjo gjë ju hap problem në marrëdhënien tuaj.

Stiletot tregojnë që femra që i vesh ato ka shumë vetëbesim dhe gjithmonë kërkon të tërheqin vëmendjen e njerëzve. Ndonjëherë mund të jeni shumë tekanjoze, por nëse i vendosni një qëllim vetes padyshim që do e arrini atë.

Këpucët serioze për meshkuj  tregojnë se personat që i veshin ato janë njerëz që ju pëlqen komforti. Ata janë persona të qetë dhe të komunikueshëm që të japin mundësin të shpreheni lirshëm me ta.