Nga Shqipëria / E Enjte 1 Shkurt 2018, 15:03

Transformohet Oriola Marashi, nuk do e njihni me pamjen e re

Oriola Marashi është kthyer në një nga personazhet më të komentuar të muajve të fundit. Ajo përveç se është një nga modelet që kërkohet më tepër në fushën e modelingut, gjithashtu pritet që shumë shpejt të publikojë edhe këngën e saj të parë që vjen nga labeli OTR.

Modelja është gjithmonë në vëmendje të publikut, i cili është përherë e më shumë kurioz se çfarë ndodh me jetën e saj. Së fundmi ajo ka bërë një postim që i ka habitur ndjekësit.

Modelja shfaqet me një look shumë ndryshe na sa jemi mësuar ta shikojmë. Ajo ka postuar një foto ku shihet se flokët e saj nuk janë më brun dhe të gjatë, por kaçurrela dhe bionde.

Përmbi foto ajo ka shkruar ‘Mbesa e Rubit’ duke ju referuar telenovelës së njohur latine Rubi. Mesa duket nuk janë flokët e saj real, por modelja ka dashur të eksperimentoj me peruke dhe me këtë rast ka postuar dhe një foto.