Një balenë vrasëse është mësuar nga shkencëtarët që të kopjojnë gjuhën e njerëzve. Studiuesit janë duke bërë disa studime mbi një balenë vrasëse 14-vjeçare të quajtur Wikie, e cila është e trajnuar mirë dhe është mësuar se si të kopjon sjelljet e njerëzve.

Wikie u regjistrua duke imituar fjalët si "hello", "bye bye" dhe "one two", si dhe di të thotë emrin e trajnerit të saj, Amy.
"Balenat vrasës përdorin vrimën e tyre të hundës për të bërë zhurma, kështu që nuk prisnim që të ishte e përsosur", tha Dr Jose Abramson, një studiues në Universitetin Complutense të Madridit, i cili udhëhoqi studimin.

Përveç tingujve njerëzorë, Wikie ishte ekspozuar ndaj zhurmave të bëra nga një balenë tjetër vrasëse për të parë nëse ajo ishte në gjendje t'i imitonte. Balenws ju kërkua nga trajneri i saj që t'i riprodhojë zhurmat duke thënë "ta bëjë këtë".

Tingujt njerëzorë mendohet të jenë të kapshëm nga repertori i zakonshëm i balenave vrasëse që do të siguronin një test më të avancuar të aftësisë së saj për të imituar. Për të përcaktuar nëse tingujt origjinale dhe versioni i Ëikiet përputheshin. Imitimi i tingujve të zërit në këtë mënyrë është një komponent kyç i gjuhës dhe aftësia për ta bërë këtë është e rrallë në gjitarë përveç njerëzve. Me gjithë inteligjencën e tyre, primatët e tjerë nuk janë përgjithësisht të aftë për një imitim të tillë.

