Së fundmi këngëtari i njohur Gena ka dhënë një lajm të keq duke lajmëruar të gjithë se në këto ditë po përjeton çaste të vështira pasi është ndarë nga jeta një nga personat më të dashur për të, nënën e tij.

Këtë ai e ka bërë të ditur nëpërmjet një statusi që ka publikuar në adresën e tij në Facebook ku ka bërë një dedikim të ndjerë për të.

“U prefsh në paqe nëna ime,do të doja të të mbaja dorën në frymën tënde të fundit por nuk isha aty. Do të mbetesh gjithmonë nëna ime e shtrenjtë,mbretëresha ime. Një ditë do jemi së bashku. Zoti qoftë me ty aty.. Amen…. Asgjë s’do ma mbushë mungesën tënde. DO më mungosh gjithmonë e shtrenjta ime”- ka shkruar Gena duke bashkangjitur edhe një foto.



