Greta Koçi është një nga këngëtaret e showbizzit shqiptar që shpesh herë është përfolur për ndërhyrjet estetike që ka bërë në fytyrën e saj, ndërhyrje të cilat asnjëherë nuk janë pranuar nga këngëtarja. Por përveç kësaj ajo tërheq shpesh vëmendjen e fansave me pozat provokuese që merr nëpër foto.

Së fundmi Greta i ka habitur të gjithë teksa ka treguar hapur ndërhyrjen e saj estetike. Ajo ka postuar disa video në Instastory ku shihet teksa po bënë ‘microblading’ që njihet si procesi që vizaton vetullat.

Kjo ndërhyrje duket që do i jap këngëtares një pamje ndryshe, pasi ndryshimi mes vetullës së saj reale dhe asaj që sapo vizatoi është e madhe.






