Nga Shqipëria / E Enjte 1 Shkurt 2018, 13:01

Vajza e Topallit hedh pas krahëve historinë më Luiz Ejllin, fotografohet në krahët e një personi tjetër

Vajza e Jozefina Topallit ka qenë në vëmendje të mediave kohët e fundit për shkak të ndarjes nga këngëtari i njohur Luiz Ejlli me të cilin ishin në një lidhje prej disa vitesh.

Por mesa duket Megi e ka hedhur pas krahëve historinë me Luizin dhe ka filluar  një romancë të re. Siç shihet dhe nga fotot e publikuara nga ‘Gazeta Express’ Megi është fotografuar së fundmi në një nga lokalet e Tiranës, ku është nën shoqërinë e një djalë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Në fotoT e publikuara ata duken shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe këtë gjë e tregojnë edhe gjestet e ndryshme,  si kapja e duarve.

Ndërkohë ajo vetëm para pak ditësh lajmëroi se kishte marrë titullin ‘Doktor i shkencave’ pasi mbrojti doktoraurën në ‘Universitetin Lorraine’ të Francës.