Nga Shqipëria / E Enjte 1 Shkurt 2018, 13:01

Befason Eva Murati, tregon planet e martesës me djalin e Jozefina Topallit

Eva Murati përveç se është një nga moderatoret e reja që ka tërhequr shumë vëmendjen e publikut, shpesh ka qenë e përfolur dhe për lidhjen e saj e djalin e Jozefina Topallit, Genarin, që siç ka rrëfyer dhe ajo shumë herë, ka nisur që në bankat e shkollës.

Ditën e djeshme Eva ka qenë e ftuar në ‘Pasdite në Top Channel’ ku ka treguar diçka më shumë për marrëdhënien e saj me Genarin dhe ka thënë se martesa është në planet e tyre të largëta, pasi sipas saj është ende herët për të, duke qenë se është vetëm 22 vjeçe.

Ndër të tjera moderatorja ka rrëfyer edhe se duan shumë që të kenë fëmijë bashkë, por kjo dëshirë do të bëhet realitet vetëm pas dasmës.