Nga Shqipëria / E Enjte 1 Shkurt 2018, 12:12

Këngëtari i njohur shqiptar e pranon publikisht: Gruaja ime bëhet xheloze për Eli Farën

Eli Fara përveç se është një nga këngëtaret me të mira në vendin tonë ajo përherë është mbajtur si një nga femrat më të bukura, pasi edhe pse ka më shumë se dy dekada në skenën shqiptare duket se koha për të ka ndalur, dhe ajo edhe kësaj dite ngelet po e njëjta bukuri si dikur.

Për këtë arsye ajo shpesh xhelozohet nga shumë femra. Rastin më të fundit e ka treguar këngëtari i njohur i muzikës popullore Bujar Qamili, i cili ka qenë i ftuar në emisionin ‘Shiko kush Luan’.

Ai është pyetur gjatë një loje se për cilën këngëtare është xheloze gruaja e vetë, dhe Bujari nuk ka nguruar të pranojë publikisht se gruaja e vetë është xheloze për Eli Farën.