Nga Shqipëria / E Enjte 1 Shkurt 2018, 12:12

Pasi e pyesin për jetën luksoze të Armina Mevlanit, Sali Berisha jep përgjigjen që nuk pritej

Armina Mevlani bëhet shumë herë pjesë e lajmeve rozë për shkak të jetës së saj luksoze, udhëtimeve të shpeshta dhe fotot e ndryshme që poston në rrjetet sociale. Përveç kësaj ajo është dhe shumë e përfolur për lidhjen që ka me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Por çfarë mendon ish-kryeministri për jetën luksoze të 'nuses' së tij?

Ai së fundmi ka qenë  ftuar në emisionin ‘Byro Politike’ ku  në momentin që ishin duke folur për varfërinë në vend, është pyetur nga gazetari Baton Haxhiu se në qoftë se kjo varfëri që ai përmend në parlament përputhet me jetën luksoze të Arminës në rrjetet sociale.

Përgjigja e Berishës  ishte që postimet e Arminës në Instagram janë kundrejt reklamave që ajo i bënë firmave të modës.

“A e pëlqej unë? Ajo është një blogere. Unë nuk mund të them tani se nuk duhet të ketë Instagram. Ajo reklamon rroba nga firmat për t’u reklamuar. Mua më intereson e vërteta. Ajo është një partnere e djalit tim, por nëse gjykohet për reklamat që u bën firmave ajo atë punë ka. Se bën reklamë dhe siguron të ardhurat mujore nuk besoj se është ndonjë…. unë nuk mund ti them të mos ketë Instagram. Ajo reklamon kundrejt pagesës”, u shpreh ai.

Ndër të tjera ish-kryeministri gjithashtu tha se portalet gjithmonë e ekzagjerojnë, pasi bizhuterive të saj ja shumëfishojnë çmimin, duke qenë shumë larg shifrave reale.