Nga Shqipëria / E Mërkurë 31 Janar 2018, 19:07

Sabri Fejzullahu emocionon me deklaratën e tij: ‘Nga frika mos ma merrnin, ia vrava dashurinë Nerës’

Këngëtari i njohur Sabri Fejzullau ka qenë ditën e sotme i ftuar në emisionin ‘Rudina’ së bashku me bashkëshorten e tij Nera, ku kanë rrëfyer historinë disa vjeçare të dashurisë, si dhe jetën e tyre familjare.

Siç ka treguar dhe këngëtari me bashkëshorten e tij për herë të parë janë njohur në xhirimet e këngës së tij ‘Mos mendo se jam i lumtur’, ku rastësisht e ka parë Nerën dhe ka rënë në dashuri me atë.

“Do bëja videoklipin e këngës ‘Mos mendo se jam i lumtur’ dhe në ambientet e Fakultetit Filozofik, falë Zotit takova Nerushen time, që ia hënksha zemrën! Ajo po shihte xhirimet e klipit së bashku me njerëz të tjerë dhe kur e pashë... I thashë: ‘Ti do të bëhesh gruaja ime!’”-tregoi Fejzullahu duke shtuar se edhe Nera këndonte jashtëzakonisht bukur.

Më pas këngëtari ka treguar dhe një gjë që nuk dihej më parë, duke habitur publikun me rrëfimin e tij se si për të mbrojtur dashurinë e partneres i ka ndaluar asaj të bëjë gjënë që dashuronte më shumë.

“Isha shumë i dashuruar dhe nga frika mos ma merrte dikush Nerën, ia vrava dashurinë!” ka treguar ai i emocionuar.

Siç tha e Sabriu ai i ndaloi bashkëshortes të ndiqte karrierën muzikore sepse kishte shumë frikë se do e humbiste dhe se dikush tjetër do vidhte dashurinë e saj.