Rita Ora e ka treguar shumë herë dashurinë madhe që ka për vendlindjen e saj Kosovën. Ajo asnjëherë nuk e ka mohuar se është shqiptare dhe gjithmonë mundohet që edhe në mediat botërore ti rris vlerat e vendit tonë. Madje ajo për të promovuar Kosovën ka xhiruar edhe një videoklip në Prishtinë, i cili u pritë shumë mirë nga publiku.

Së fundmi është bërë e ditur se këngëtarja me famë botërore do të këndojë në Kosovë me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë dhe këtë gjë ajo do ta bëjë falas pa marr asnjë cent.

Këtë gjë e ka bërë të ditur zëvendës kryeministri i Kosovës Behxhet Pacolli nëpërmjet një statusi në Facebook.
“Familja Ora (Sahatçiu) meriton një respekt të madh për çdo gjë që kanë bërë për promovimin e Kosovës. Duke edukuar vajzën e tyre në një atdhetare të vërtet. Kam kënaqësinë të konfirmoj ardhjen e yllit tonë botëror Rita Ora me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë. Ajo nuk ka pranuar të paguhet për këtë ngjarje dhe kjo do të thotë shumë për personalitetin e saj”, ka shkruar Pacolli në profilin e faqes së tij duke konfirmuar se Rita nuk ka kërkuar asnjë cent për të performuar para shqiptarëve të saj.

Detaje të tjera për koncertin ende nuk janë dhënë. Pritet që brenda pak ditësh të zbulohet çdo gjë lidhur me vizitën dhe performancën e saj në Prishtinë.


