Nga Shqipëria / E Mërkurë 31 Janar 2018, 18:06

Një ‘shtëpiake’ si Angela Martini, ja si e pret bashkëshortin e saj modelja e njohur

Angela Martini është gjithmonë në vëmendje të mediave për jetën e saj luksoze dhe lidhjen që ka me milionerin rumun Dragos, me të cilin së fundmi edhe janë martuar larg syrit të të gjithëve.

Modelja që nga moment që është martuar ka ndar shumë moment, ku tregon jetën pas martesës dhe se si është kthyer në një bashkëshorte të mirë për partnerin e saj.

Së fundmi ajo ka provokuar me foton që ka postuar, ku tregon se si e pret burrin e saj që ë vij në shtëpi.

Angela ka postuar një foto ku shihet e veshur me një body të zi dhe e shtrirë në një divan. Në përshkrim të fotos ajo ka shkruar: ‘Jam thjesht një shtëpiake që po pret bashkëshortin që të flasë për alienët, Zotat, TM etj. Gjërat e zakonshme’.