Nga Shqipëria / E Mërkurë 31 Janar 2018, 18:06

Djali i këngëtares shqiptare në hapat e së ëmës, shumë shpejt sjell këngën e tij të re

Ka shumë raste nëpër botë e sidomos në Hollywood, ku fëmijët trashëgojnë talentin e prindërve dhe vazhdojnë nën hapat e karrierës së tyre. Kjo gjë ka ndodhur së fundmi edhe në vendin tonë, ku djali i dy prej artistëve të njohur shqiptar mesa duket do i futet tregut të muzikës.

Bëhet fjalë për djalin e Mihrije Braha dhe Naim Abazit, Platoni, i cili shumë shpejt do të vijë me këngën e tij të parë që do ta sjelli dhe me një videoklip.

Lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në instagram, ku ka publikuar disa foto nga prapaskenat e xhirimeve. Siç ka zbuluar dhe Mihrija kënga do të jetë e zhanrit rep dhe do të titullohet ‘RIP’.

 

Kënga më e re me videoklip...RIP.....e Platorit....prapaskena......M B

A post shared by Mihrije Braha (@mihrijebraha) on