Bleona Qereti njihet si një nga këngëtaret që shumë herë guxon me paraqitjen e saj dhe kanë qenë të shumta rastet kur ajo është shfaqur publikisht me veshje shumë të ekspozuara dhe për këtë gjë ajo është kritikuar shumë herë.

Por edhe pse të gjithë u habitëm me paraqitjen e saj shumë klas në eventin e fundit të Grammys, ku ajo mori vëmendjen e të gjithëve dhe madje u cilësua si një nga të veshurat më mirë, Bleona ju rikthye sërish fotove provokuese.

Këngëtarja ka thyer rekord në Instagram, pasi ka postuar më shumë se 100 foto në 'instastory', ku ka treguar setet e saj fotografike.

Ajo ka publikuar disa foto dhe në shumicën prej tyre shfaqet tërësisht nudo, ku ka treguar format trupore dhe hiret e saj.




