Nga Shqipëria / E Mërkurë 31 Janar 2018, 17:05

Zbulohet gjithçka! Miqësia mes Rezarta Shkurtës dhe Zaiminës ka marrë fund prej kohësh

Të gjithë e mbajmë mend miqësinë e ngushtë mes dy këngëtareve të njohura Rezarta Shkurta dhe Zaimina Vasjarit. Një miqësi kjo që ishte shumë e fortë, pasi dy bukuroshet e ekranit shfaqeshin së bashku në çdo event apo spektakël të rëndësishëm. Ato madje dhe pushimet i kalonin së bashku e gjithmonë surprizonin njëra-tjetrën në ditëlindjet e tyre.

Por që prej verës duket se kjo miqësi nuk ekziston më, pasi ato prej muajsh nuk janë parë më të shoqërohen së bashku, e madje dhe nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram. Ndarjen e tyre e përforcon edhe më shumë mungesa e Rezartës në baby showr-in që Zaimina organizoi për vajzën e saj, që vetëm para pak ditësh erdhi në jetë.

Gjithashtu një urim nga ana e Rezartës për lindjen e Khloes mungoi, gjë që e vërteton edhe më shumë largimin e dy këngëtareve.

Sipas Gazetës Express miqësia mes dy këngëtareve, secila tashmë me bizneset e saj jashtë botës së muzikës, është prishur që prej periudhës së verës.

Ato janë pyetur shpesh për këtë ftohje, por asnjëra nuk ka dhënë një sqarim të qartë. Rezarta nga njëra anë është shprehur se ajo Instagramin e saj e përdor vetëm për biznesin, ndërsa Zaimina nuk ka dashur të prononcohet duke ju dedikuar shtatzënisë.