Vetëm pak kohë më parë u bë e ditur se aktori i serialit të njohur “Sarasvatiçandra” Ashish Kapoor është në një lidhje me bukuroshen shqiptare Ilda Kroni, e cila është në profesion modele. Ilda së fundmi dha një intervistë ku foli për marrëdhënien e saj me Kapoor dhe tregoi se çifti ende nuk kishin plane për fejesë, e se madje ata as nuk bashkëjetonin bashkë.

Por së fundmi sipas ‘Bollywood life’ bëhet e ditur se çifti mbase është fejuar dhe të gjitha dyshimet nisën pasi aktori indian postoi një foto në rrjetet sociale së bashku me Ildën dhe në përshkrim të saj kishte shkruar: ““Kape dorën time dhe le të ecim së bashku në këtë udhëtim të quajtur jetë!”

Kjo mjaftojë që të gjithë ndjekësit e ti të fillonin të aludonin se çifti më në fund ishte fejuar. Këto lajme u përgënjeshtruan shpejt nga Kapoor, i cili është shprehur për mediat indiane se të gjitha janë thashetheme dhe se ata ende po shijojnë lidhjen e tyre.




