Jona Kalemaj është një nga ish-banoret e Big Brother 7, ku pasi arriti deri në finale u bë një nga personazhet më të komentuar dhe vardon edhe kësaj dite të tërheq vëmendjen e publikut. Ajo në dhjetor të vitit të kaluar u bë nënë për herë të dytë me një vajze të cilën e quajti Santa.

Mesa duket ish-konkurrentja shumë shpejt ka rikthyer linjat e saj trupore dhe këtë gjë e ka treguar nëpërmjet një fotoje shumë provokuese që ka postuar në Instagram.

Jona shihet gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar vetëm me një peshqir, teksa po pozon për një foto.

Kjo foto është pritur mirë nga ndjekësit, të cilët nuk janë mësuar me poza të tilla nga ana e saj prandaj dhe kanë ngelur pak të habitur.





