Nga Shqipëria / E Mërkurë 31 Janar 2018, 13:01

Mëngjesi romantik i Elgit Dodës: Poston foto nga shtrati me Klea Hutën

Klea Huta dhe Elgit Doda që nga momenti që deklaruan publikisht se ndodhen në një lidhje kanë qenë përherë e më shumë në vëmendjen e mediave. Ata janë kthyer tashmë në një nga çiftet më të preferuar për publikun shqiptar dhe të shumtë janë ata që mezi presin që çifti të postojë një foto bashkë.

Por edhe pse dyshja është tepër e rezervuar dhe shumë rrallë ndajnë momentet e tyre me ndjekësit, ditën e sotme duket se kompozitori i njohur e ka thyer akullin dhe ka postuar një foto shumë romantike me Klean.

Ai ka postuar një foto në ‘InstaStory’ ku shihet që ka kapur për dore moderatoren. Mesa duket kjo foto është shkëputur nga shtrati i tyre.