Aktori Al Pacino është në pritje të fëmijës së tij të katërt në moshën 83-vjeçare. E dashura e tij 29-vjeçare Noor Alfallah është shtatzënë në muajin e tetë.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, Pacino dhe Alfallah kanë qenë së bashku që nga pandemia Covid-19.

Pacino tashmë ka tre fëmijë – dy me Beverly D’Angelo dhe një me Jan Tarrant.
Në një karrierë që përfshin më shumë se pesë dekada, Pacino është shfaqur në The Irishman, The Godfather, Scarface dhe Scent of a Woman, duke fituar një Oscar për aktorin më të mirë për këtë të fundit.

Alfallah punon në industrinë e filmit dhe ka prodhuar filma si Billy Knight, Little Death dhe Brosa Nostra.

