Kuriozitete / E Mërkurë 31 Janar 2018, 12:12

Risia e re e Instagram është ajo që të gjithë kemi pritur, tani mund të programoni postimet

Instagram përherë e më shumë po sjell disa ndryshime të mëdha në aplikacionin e tij dhe edhe pse risia më e fundi e cila të jep mundësi të shikosh se kush është në linjë nuk u pritë shumë mirë nga përdoruesit, ditën e sotme ka lançuar një risi tjetër, e cila më shumë do u vij në ndihmë profileve të biznesit.

Siç ka lajmëruar edhe kompania pas update-imit të fundit tashmë të gjithë bizneset do të mund të skedulojnë (programojnë) postimet e tyre dhe ato të postohen në një kohë  që ata vetë do zgjedhin.

Instagram më herët kishte shtuar edhe mbështetjen për Draftet, që i lejonte menaxherët e rrjeteve sociale dhe përdoruesit e tjerë që ta përgatitnin një postim dhe ta ruanin për publikim të mëvonshëm.

“Kjo veçori nuk do të jetë e kufizuar në biznese në të ardhmen”, thotë kompania.

Ndërkohë për profilet që s’janë biznese Instagram është shprehur se është në punim e sipër e se shumë shpejt do tu jepet edhe atyre mundësia e kësaj risie.