Adelina Tahiri muajt e fundit ka qenë përherë e më shumë në qendër të vëmendjes së mediave dhe kjo pasi ajo u martua në fshehtësi të plotë me milionerin maqedonas Serjova Markov. Këngëtarja është përfolur shumë për ketë lidhje, e cila rezultoi se ishte disa vjeçare por duke qenë se ajo jetën e saj private e mbanë larg mediave, vetëm në momentin kur Markov i propozoi martesë e zbuloi se ishte në një lidhje.

Pas martesës mesa duket Adelina dhe bashkëshorti i saj do të nisin jetesën bashkë dhe këtë gjë e ka treguar këngëtarja e njohur nëpërmjet një postimi në Instastory. Ajo pak minuta më parë ka postuar një foto ku shihet ambienti i një shtëpie luksoze që është në rregullim e sipër.

Këngëtarja mbi foto ka shkruar ‘Loading’ dhe e ka shoqëruar me një shtëpi dhe një zemër postimin e saj, si për të treguar se kjo tashmë do jetë streha e tyre e dashurisë.




