Nga Shqipëria / E Martë 30 Maj 2023, 11:11

'Një perlë mesdhetare', CNN rendit Shqipërinë mes 12 alternativave për t’u vizituar këtë verë

Media prestigjoze amerikane, CNN ka renditur Shqipërinë mes 12 alternativave për t’u vizituar këtë verë, si destinacion turistik i qëndrueshëm, mes bregdetit fantastik, natyrës dhe trashëgimisë kulturore.

Shkrimin e CNN e ka shpërndarë në rrjetin social “facebook” edhe kryeministri, Edi Rama.

SHQIPËRIA, NJË PERLË MESDHETARE dhe këtë e thotë gjigandi mediatik botëror CNN që na rendit mes 12 alternativave për t’u vizituar këtë verë, si destinacion i turizmit të qëndrueshëm, mes bregdetit fantastik, natyrës dhe trashëgimisë kulturore, duke ofruar eksperiencën unike të pushimeve për vitin 2023", shkruan Rama.