Ditën e sotme në emsionin 'Rudina' ishte e ftuar Eni Çobani që është bërë prej vitesh një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar.

Siç tregoi dhe ajo i kishte kërkuar bashkëshortit që ta shoqëronte në emision por duke e ditur natyrën e tij të rezervuar, ishte përgatitur që të merrte një 'jo' për përgjigje. Por edhe i biri po ashtu edhe pse nuk kishte pranuar ta shoqëronte të ëmën në emision, i bëri asaj një video mesazh që e ka habitur juristen e njohur.

Djali i saj që është në vitin e fundit të gjimnazit falënderoi të ëmën për gjithçka kishte bërë, duke i thënë që e kishte frymëzim si në shkollë, ku ajo ka qenë ekselente dhe për të ardhmen, në profesion, ku ajo vazhdon të jetë e suksesshme dhe duke i premtuar, në mbyllje, që do ishte pranë saj, në çdo kohë.

Kjo video e ka emocionuar Enin dhe si rrallë herë ajo edhe është përlotur, një situate kjo shumë emocionuese për publikun.


