
Ëndrrat janë një gjë e rëndësishme e gjumit tonë. Siç thonë edhe psikologët të gjithë njerëzit shohin ëndrra pavarësisht se shumica prej tyre ndoshta nuk i mbajnë mend. Ëndrrat pasqyrojnë dëshirat tona dhe shpesh herë mund të parashikojnë disa gjëra, ndoshta jo të ardhmen por i japin kuptim shumë situatave.
Disa nga ëndrrat më të zakonshme që shumë njerëz shohin janë kur dikush vdesë, kur shikon një person që ke përzemër ose dhe familja të gjitha kto i shpjegojmë pak më poshtë.
Nëse shihni në ëndërr një dhomë të papërdorur
Dhomat në shtëpi përfaqësojnë aspekte të ndryshme të karakterit tuaj. Të gjeni një dhomë të papërdorur në ëndërr do thotë se ju jeni duke zbuluar një talent për të cilin nuk kishit njohuri më parë.
Nëse shihni dikë të vdesë.
Fillimisht mendohej se këtij personi i shtohet jeta dhe nuk do të sëmuret. Por nëse shihni veten tuaj duke vdekur do të thotë se ju jeni të frikësuar për të ardhmen që ju pret.
Ëndërroni për dikë që pëlqeni ose dashuroni.
Nëse personin e zemrës e shihni në një situatë pozitive do të thotë se ndiheni të sigurt, nëse e shihni në një situatë të sikletshme do të thotë se ju jeni të shqetësuar për romancën tuaj.
Të mos mund ta ndezësh veturën
Vetura përfaqëson aftësinë tuaj për të bërë progres konsistent përpara drejt një qëllimi të caktuar. Në jetën e vërtetë, ju ndjeheni sikur nuk e keni kontrollin e plotë mbi rrugën tuaj drejt suksesit.
Të biesh
Të shohësh ëndërr duke rënë nga diçka tregon se po vareni shumë nga një situatë e veçantë në jetë. Ju keni nevojë që të relaksoheni.
Të fluturosh
Të jesh në gjendje të fluturosh në ëndërr do të thotë se ju e keni liruar veten nga disa rrethana të cilat ju kanë munduar në jetën e vërtetë.
Të të ndjek dikush
Ekziston një problem në jetën reale me të cilin dëshironi të përballeni por nuk dini se si.