Nga Shqipëria / E Martë 30 Janar 2018, 18:06

Sokol Balla i merr studion Eva Muratit, ja si reagon moderatorja

Pas lëvizjeve të fundit që ndodhën në televizion muajt e fundit ku Sokol Balla pas shumë vitesh largohet nga Top Channel dhe ka filluar së fundmi emisionin e ti të ri në Vizion Plus të quajtur ‘Real Story’ duket se kanë ndodhur edhe ndryshime brenda televizionit dhe këto ndryshime kanë prekur edhe moderatoren Eva Murati, e cila ka treguar se studion e emisionit të saj e ka marrë gazetari i njohur.

Në disa video që Eva ka shpërndarë në adresën e saj në Instagram shihet se emisioni 'Real Story' zhvillohet  në të njëjtën studio ku zhvillohet edhe ‘Champions’.

'Sokol Balla mbaje mirë ketë studio se është studio e Champions-it! Urime për emisionin!” dëgjohet  të thotë Murati në videon e publikuar.