Nga Shqipëria / E Diel 28 Maj 2023, 12:12

Kristi pyetet sërish për Keisin, por ai është shumë i prerë

Ish-banori i Big Brother VIP, Kristi ishte së fundmi i ftuar në "Artkand" ku foli për pasionin e tij, pikturën por edhe për rrugëtimin në reality show. I pyetur rreth Keisit, ai tha se nuk kanë më asnjë kontakt me njëri-tjetrin.

“Portreti që i bëra Keisit, më doli shumë nga shpirti dhe ishte reflektim i situatës aty brenda, se si e shihja unë Keisin. Tani nuk kam fare komunikim me të”, tha Kristi.

Kujtojmë që Kristi dhe Keisi përjetuan një romancë në “BBV”, por kjo nuk zgjati shumë.