Nga Shqipëria / E Martë 30 Janar 2018, 18:06

Këngëtarja shqiptare tregon tmerrin e përjetuar: Më përplasi një taksi qëllimisht, mora çantën dhe e godita

Pas mbarimit të eventit të rëndësishëm Grammys këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha mesa duket ka përjetuar një ngjarje të pakëndshme që e ka trembur atë shumë.

Siç ka treguar dhe ajo në një postim në Instagram është përplasur enkas nga një taksi teksa po dilte nga aeroporti.

“Thuajse u përplasa nga një taksi sot në aeroport, teksa kaloja në rrugën e këmbësorëve. Po shikoja që të sigurohesha që nuk po vinin makina të tjera drejt meje dhe ai u bë i paduruar dhe erdhi vetëm një hap larg meje me qëllim. Kështu, mora çantën time të rëndë YSL dhe e godita makinën e tij. Isha kaq e trembur dhe e inatosur. Por duhet të bëj kujdes me nervat!”-shkroi këngëtarja në Insta Story duke treguar ngjarjen e pakëndshme që i kishte ndodhur.