
Heidi Klum kaloi një moment të sikletshëm në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës. Modelja, 49 vjeç u shfaq me një fustan të verdhë spektakolar dhe me një dekolte tejet të hapur. Megjithatë, në një moment modelja nuk e kuptoi se mënyra se si i rrinte fustani i kishte lënë të zbuluar një pjesë të gjoksit.
Asaj iu desh të lëvizte për të pozuar me dizajnin e saj Zurad Muhair për kamera të ndryshme dhe ndërsa lëvizte, fustani nuk qëndronte plotësisht në vend.
Edhe pse më pas e rregulloi, fotografitë tashmë janë bërë virale.