Niko Komanin është për momentin një nga stilistët më të njohur në Shqipëri, i cili njihet për bashkëpunimet e shumta që ka bërë me disa nga artistet më të njohura shqiptare. Por siç ka rrëfyer dhe ai sot jo gjithçka ka shkuar mirë me të gjitha këngëtaret.

Ditën e sotme ai ka qenë i ftuar në emisionin Wake Up, ku ka rrëfyer se cila këngëtare i ka nxirë jetën dhe me cilën nuk ka pranuar asnjëherë të bashkëpunoj. Sipas Nikos,Tuna ka qenë një nga këngëtaret që i ka nxirë jetën dhe këtë gjë e di dhe vetë ajo.

“Personazhi që ma ka nxirë jetën dhe e them sepse dhe ajo e di, është Tuna. Ajo mua më kërkon trendet e fundit, që unë t’i nuhasja para se të dilnin në revistë. Asokohe nuk kisha internetin që kemi tani dhe ka qenë tepër e vështirë. Por gjithë kjo nxirje jete mua më funksionoi në shumë gjëra të tjera.”-rrëfeu Komani.

Ai më tej ka vijuar të tregojë se një nga këngëtaret që ka refuzua disa herë ka qenë Nora Istrefi, pasi nuk e inspiron fare.
“Artistët shqiptarë kanë pak ego dhe pak sedër dhe maksimumi që mund të propozojnë është një herë ose dy. Një nga emrat ka qenë dhe Nora Istrefi që e kam refuzuar dy herë. Kam qenë i detyruar të punoj për kopertina reviste, por personalisht nuk më ka inspiruar asokohe absolutisht fare dhe do të ishte thjesht një dështim i imi, jo i saji.”-u shpreh stilisti i famshëm.


